Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hashtag United - klubi mes futbollit të vërtetë dhe atij virtual

Hashtag United u themelua nga Spencer Owen dhe Sebastian Carmichael-Brown, kur dy shokët filluan filmimin e ndeshjeve të futbollit me miqtë e tyre dhe ngarkimin e filmimeve në "YouTube" tre vjet më parë.

Në vitin 2018, ky klub nisi të luajë në Divizionin e Ligës Lindore (Division One South), dhjetë divizione nën Premier League dhe aktualisht është vetëm prapa liderit të ligës ku merr pjesë.

Departamenti i lojërave kompjuterike (eSports) brenda Hashtag Unitedit u krijua menjëherë pas themelimit të ekipit më 2016, pasi kërkoheshin "gamerët" (lojtarët virtualë) e parë për të luajtur në turneun "eWorld FIFA".

Pasi pranoi më shumë se 12 mijë kërkesa gjatë fazës së aplikimit, klubi vendosi që nëpërmjet turneut virtual të përzgjedhë pesë lojtarët që do t'i angazhonte. Kështu që, në fund u përzgjodhën lojtarët virtualë, që tashmë kanë kontrata afatgjate me Hashtag Unitedin: Hashtag Harry, Hashtag Ryan, Hashtag Shwrey (Angli), Hashtag Ryan (Uells) dhe Hashtag Honey Badger (Zelanda e Re).

"Këto janë nofkat e lojtarëve tanë virtualë, të cilët në jetën e përditshme nuk njihen, por vetëm kur përfaqësojnë ekipin tonë në ndonjë kampionat apo turne në eSports", ka deklaruar Owen.

Edhe Ten Hag: Tifozët po vazhdojnë të na përkrahin Futboll Ten Hag: Tifozët po vazhdojnë të na përkrahin

Formulën e njëjtë të përzgjedhjes së lojtarëve, Hashtag Unitedi e ka përdorur edhe për futbollin e vërtetë. Të gjithë lojtarëve që kishin aplikuar për të qenë pjesë e ekipit, Hashtag Unitedi u kishte organizuar një turne futbolli dhe në fund zgjodhi më të mirët. Ekipit në futboll të vërtetë do t'i ndihmojnë edhe pesë lojtarët e lojërave kompjuterike për ndeshjet që i luajnë të dielave në ligën e tyre.

Klubi luan si vendas në Londër dhe nëpërmjet stërvitjeve në futbollin e vërtetë, Hashtag Unitedi po shpreson që lojtarët e lojërave kompjuterike të përgatiten sa më mirë për turnetë e shumtë që i presin gjatë vitit të ardhshëm. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).