Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haradinaj premton hapa konkretë për krijimin e kushteve më të mira në sport

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës të udhëhequr nga kryetari i saj Besim Hasani.

Haradinaj, sipas kumtesës, ka thënë se qeveria do të ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, duke u premtuar atyre se do të gjendet shpejt mënyrë për kompensim të subvencioneve, që nuk u janë paguar KOK-ut dhe Federatave në vlerë prej 1.6 milionë euro nga MKRS-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimit, u theksua nevoja që të nisë zbatimi i Ligjit për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të ndërmerren të gjitha veprimet në përshpejtimin e studimit të fizibilitetit dhe nisjen e ndërtimit të Qendrës Nacionale për Sport si dhe stadiumit kombëtar të futbollit, në Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës.