Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndan shqetësimin e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, se klubet sportive kanë vështirësi në funksionimin e tyre, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes.
Ai i ka dhënë mbështetje ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, në zbatimin e agjendës për zhvillimin e sportit, duke investuar në modernizimin e infrastrukturës sportive, përkrahjen financiare të të gjitha aktiviteteve sportive përmes KOK dhe federatave sportive, përfshirë përkrahjen për përfaqësimin e Kosovës në garat ndërkombëtare.
Haradinaj zotohet se do të përkrahë ministrinë sa i përket subvencionimit të klubeve sportive, të cilat duhet të mbështeten nga komunat përkatëse, derisa u ka bërë thirrje publike komunave që t’i mbështesin financiarisht klubet sportive, për ta rritur profesionalizmin dhe nivelin e garave.
-
Haradinaj premton hapa konkretë për krijimin e kushteve më të mira në sport
-
Nga fondi i pandemisë përfitojnë 38 federata sportive
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar në luftën kundër informalitetit
-
Shoqëria civile i ankohet Haradinajt për Ligjin për financimin e subjekteve politike
-
Haradinaj: Qeveria do ta mbështesë programin e Caritasit me komunat