Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, me të cilin bisedoi për zhvillimin e sportit në Kosovë.
Haradinaj me këtë rast falënderoi Al-Sabah, për angazhimin e tij për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe për vazhdimin e përkrahjes na avancimin e sportit në përgjithësi.
“Rinia e Kosovës është shumë e motivuar fal anëtarësimit dhe mundësisë së pjesëmarrjes së Kosovës në sportet dhe garat ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.
Haradinaj po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të krijojë infrastrukturë sportive dhe hapësira të nevojshme, që sportistët dhe federatat sportive të arrijnë rezultate si në garat vendore po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe më tutje të ofroj bashkëpunim dhe mbështetje për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe për sportin në Kosovë.
-
Veseli: Kosova mund t’i japë shumë sportit ndërkombëtar
-
Haradinaj premton hapa konkretë për krijimin e kushteve më të mira në sport
-
Haradinaj: Sporti në Kosovë pati sfida por ka shënuar progres
-
Haradinaj takohet me Richardson, i tregon gatishmërinë që e ka Qeveria e Kosovës
-
Investitori nga Omani shpreh interesim për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë