Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka uruar për suksesin e sotëm në Paris xhudistët Akil Gjakova e Distria Krasniqi.
Ai thotë se ky brez i ri i i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë, transmeton Koha.net.
Akil Gjakova rrëmbeu të artën në Grand Slamin e Parisit, kurse Distria Krasniqi mori të bronztën.
“Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe faleminderit. Urime Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
-
Kuka ndihet krenar për suksesin e nxënëseve të tij
-
Thaçi: Gjakova e Krasniqi, ambasadoret më të mira të Kosovës
-
Akil Gjakova: Krenar që ngrita flamurin e Kosovës me fitoren në Paris
-
Thaçi: Suksesi i xhudistëve dhurata më e mirë në ditëlindjen e 10 të Republikës
-
Haradinaj uron Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin