Ylli i Napolit, Marek Hamsik ka thënë se mund ta përfundojë karrierën te Napoli, përderisa ka konfirmuar se ka refuzuar ofertat e Juventusit e të Milanit në të kaluarën.
Kapiteni i Sllovakisë në dhjetë vitet e fundit ka veshur fanellën e Napolit, ndërsa këtë javë agjenti i tij Mino Raiola ka thënë se ai dëshiron të luajë për tërë jetën në Napoli, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në futboll është shumë e vështirë pasi nuk e dini asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Nuk mendoj që të largohem nga Napoli. Në të kaluarën kam refuzuar ofertat nga Juventusi e Milani sepse nuk ndihesha gati. Por, jam i lumtur që të jem këtu, si në aspektin profesional e njerëzor”, ka thënë Hamsik për Kicker.