Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamiltoni me akuza ndaj Verstappenit pas incidentit që pati me të

Vozitësi i Red Bullit, Max Verstappen, ka thënë se nuk do të ndryshojë asgjë për Grand Prixin e Kinës, pavarësisht incidentit që e pati me vozitësin e Mercedesit, Lewis Hamilton në Bahrejn të dielën e kaluar.

Holandezi 20-vjeçar u përplas me britanikun në xhiron e dytë të Grand Prixit të Bahrejnit në tentim për ta kaluar katër herë kampionin e botës, që rezultoi me largimin e Verstappenit, transmeton KTV.

Pas garës, Hamiltoni e akuzoi Verstappenin për mungesë respekti.

Këtë të diel, në Shangai, Hamilton që nuk ka fituar në pesë garat e fundit, do të kërkojë ngjitjen në podium për garën të cilën ai e ka fituar pesë herë.

Sebastian Vettel nga Gjermania do ta kërkojë triumfin e tretë dhe startin e jashtëzakonshëm të sezonit. Pasi i fitoi dy garat hapëse në Melbourne dhe Bahrejn, Vettel u bë vozitësi i parë i Ferrarit që kur Michael Schumacher e filloi vitin me dy suksese rresht.