Ross Brawn beson se Lewis Hamilton mund të sfidojë rekordet e legjendës Michael Schumacher për më së shumti tituj dhe fitore në Formula 1.
Britanezi e ka fituar këtë sezonë titullin e katërt të kampionit në Formula 1, ndërsa tani synimi i tij është të arrijë rekordin e gjermanit i cili ka shtatë tituj të fituar, shkruan kp.
Drejtori menaxherial i Formula 1, ka pohuar se beson në kualitetet e Hamilton, duke thënë se ai mund të arrijë të thyejë të gjitha rekordet.
“Kur u vendosën këto rekorde nuk besoja se dikush do i thyente ato, por duke e parë formën e Hamilton-it atëherë kjo gjë është më së e mundshme”, ka theksuar Brawn. 32 vjeçari deri më tani ka fituar 62 gara, ndërsa synimi tjetër i tij është rekordi i Schumacher-it prej 91 fitoreve.
{gallery}
-
Hamilton shpreson ta shënojë garën jubilare në F1 me fitoren e parë të sezonit
-
Hamiltoni kërkon kontratë të re nga Mercedesi këtë verë
-
Hamilton për herë të shtatë kampion i Formula 1, barazon rekordin e Schumacherit
-
Hamiltoni synon ta barazojë rekordin e Schumacherit
-
Hamiltoni vendos rekord për fitore të shënuara në Formula 1