Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton fiton trilerin në Barcelonë

Lewis Hamilton ka fituar të dielën garën e Shpërblimit të Madh të Spanjës në Formula 1, garë që ishte mjaft interesante, duke zvogëluar kështu disavantazhin në gjashtë pikë ndaj liderit të F1, Sebastian Vettel.

Fitorja ishte e 55-ta në karrierë për pilotin britanik të Mercedesit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ishte një fitore mjaft e vështirë, ndërsa gjermani i Ferrarit, Vettel mori epërsinë nga Hamiltoni në fillim, por në fund vendosi strategjia e gomave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hamilton arriti në finish 3.4 sekonda para gjermanit, që bëri të gjitha që mundi për të mposhtur atë. Madje Vettel arriti të kaloi finlandezin e Mercedesit, Valtteri Bottas në mënyrë spektakolare, tejkalim që do të transmetohet shumë herë.

“Kështu duhet të jetë gara dhe e dua këtë”, ka thënë Hamilton i lumtur. “Kjo i duhet sportit në çdo garë. Të kem një betejë aq të ngushtë me të, me një kampion të katërfishtë, është e jashtëzakonshme”.

Vettel tash kryeson me 104 pikë, ndërsa Hamilton ka 98 pikë. Britaniku ka ngadhënjyer në garën e të dielës në Barcelonë në saje të strategjisë së gomave dhe një vozitje impresive... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.