Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi ka thënë se Suedia ka qenë tjetër nivel nga kundërshtari i ditëve më parë, Lituania. Ai ka thënë se u ka munguar edhe fati ndaj suedezëve. Kosova humbi nga Suedia me rezultatin 3:0.
Ndaj Spanjës, “Dardanët” luajnë të mërkurën në Sevilla, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.
“Suedia është një tjetër nivel se ndaj Lituanisë. Na mungoi edhe pak fati në pësimin e golave. Suedia është tjetër nivel, por nuk jemi shumë të dëshpëruar edhe pse jemi të dëshpëruar. Por, tani duhet të punojmë për ndeshjen kundër Spanjës. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen time sidomos në fazën defensive”, ka thënë Halimi.
Artikuj të ngjashëm