Dukja, shpejtësia, qetësia dhe autoriteti i tij në qendër të mbrojtjes, të jep imazhin e yllit të Liverpoolit, mbrojtësin Virgil Van Dijkut.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Gentrit Halili, që të dielën hyri si zëvendësues në minutën e 24-t dhe e stabilizoi mbrojtjen ferizajase, ndonëse humbi 2:0 nga Prishtina.
Pikërisht qendërmbrojtësi i “Të Kuqve” është modeli më i mirë për mbrojtës, në veçanti për të riun nga Ferizaj, raporton KTV.
Halili siç njihet në Ferizaj si “Van Dijk”, vitin e kaluar debutoi si 17-vjeçar në elitën e futbollit kosovar. Ka qenë dueli Trepça ‘89 - Ferizaj kur talentit të tij i besoi trajneri i asaj kohe te ferizajasit, Bylbyl Sokoli., derisa të dielën e zhvilloi ndeshjen e parë këtë edicion.
Ai shpreson që të ketë sa më shumë paraqitje në Superligë, dhe për Sportin në KTV, nënvizoi se nuk do të ndalet së punuari.
Edhe
Prishtina transferon futbollistin Arjanit Fazlija
17-vjeçari Halili është zhvilluar si futbollist i Ferizajt, por synimi tij është që shpejt të luajë në ndonjë nivel më të lartë.
Falë paraqitjeve me të rinjtë e këtij ekipi ka qenë i grumbulluar edhe me shpresat e Kosovës, ndërsa në një turne në Itali, zhvilloi tri ndeshje të plota.