Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani zyrtarizon Gentrit Halilin

Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Gentrit Halili.

Halili është 21 vjeç.

Së fundmi ka luajtur për Ferizajnë, por me të përfunduar sezoni i kishte skaduar kontrata.

Skuadra nga Suhareka ka mësuar sot kundërshtarin në rundin e parë të kualifikimeve të Championsit. Do të luajë kundër Ludogoretsit më 11 korrik, dhe pas një jave do ta luajë ndeshjen e kthimit në Bullgari.

Ballkani gjendet në Ohër teksa po bën përgatitjet e fundit para ndeshjeve të Evropës.

 

Artikuj të ngjashëm