Achraf Hakimi është bërë cak i dy skuadrave të mëdha nga Premier League. Arsenali dhe Chelsea janë vënë pas mbrojtësit të krahut të djathtë të Interit, shkruan “The Telegraph”.
“Revolveristët” e dëshorjnë Hakimin në pozitën e krahut të djathtë, derisa Chelsea synon që ta marrë atë në një pozitë më të avancuar të krahut. Hakimi u transferua te Interi për rreth 40 milionë euro, ndërsa ka kontratë me “nerazzurrët” deri në vitin 2025. 22-vjeçari nga Maroku, në 33 ndeshje të zhvilluara në edicionin aktual në të gjitha garat, ka shënuar gjashtë gola dhe ka po aq asistime.
Artikuj të ngjashëm