Lirim Hajrullahu ka arritur marrëveshje me klubin e ligës NFL të futbollit amerikan, Los Angeles Rams.
Hajrullahu, që luan në pozitën e “kicker”, pozitë kjo ku lojtari ka përgjegjësitë e gjuajtjeve me këmbë, është pajtuar për kontratë trevjeçare.
Sporti i futbollit amerikan është sport i kontaktit më të madh dhe ngjason me ragbi.
Për Hajrullahun 29-vjeçar do të jetë përvoja e tij e parë në ligën më të fortë në këtë sport, atë NFL.
Ai ka bërë karrierë në Kanada, ku jeton, me klubet si Winnipeg Blue Bombers, Toronto Argonauts dhe Hamilton Tiger-Cats.
Hajrullahu ka lindur në Gjilan, ndërsa në Kanada është vendosur me familje gjatë luftës në Kosovë. Ai me përfaqësuesen e Kanadasë ka fituar medaljen e argjendtë në Botërorin e futbollit amerikan në vitin 2011.
-
Ngritja në karrierë e Hajrullahut në kohë pandemie
-
Telashet me vizë të punës pengojnë rrugën e Hajrullahut në NFL
-
Hajrullahu flet për KOHËN për shkëlqimin përballë legjendës së NFL-së, Tom Brady
-
Hajrullahu debuton me fitore në NFL
-
Nga lufta e Kosovës në Kanada, suksesi i Lirim Hajrullahut në futbollin amerikan