Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nga lufta e Kosovës në Kanada, suksesi i Lirim Hajrullahut në futbollin amerikan

Foto: Getty Images

Ottawa Sun i ka kushtuar një artikull kosovar, Lirim Hajrullahu i cili ishte detyruar të largohej nga Kosova në luftën e fundit, më 1998-99, për të emigruar në Kanada.

Dy vjet më parë ai kishte fituar Grey Cup me ekipin e tij Toronto Argonauts, transmeton Koha.net.

Por, presioni që ka pasur në futbollin amerikan nuk krahasohet me atë se çfarë kishte përjetuar familja e tij rreth 20 vjet më parë, derisa synonte të largohej nga zona e luftës në Kosovë.

Familja e tij, përfshirë babanë Nijaziun, nënën Tevide dhe motrat Lume e Linda, ishin larguar si refugjatë kur Lirim Hajrullahu ishte tetë vjeçar dhe asnjëherë s’kishte shikuar më prapa.

Image

Kanada i ka ofruar jetë më të mirë, dhe të gjithë janë falënderues për këtë.

Edhe Telashet me vizë të punës pengojnë rrugën e Hajrullahut në NFL Sport Telashet me vizë të punës pengojnë rrugën e Hajrullahut në NFL

Të dielën, Hajrullahu ishte në radhët e ekipit të tij Ticats, që është në kërkim të Grey Cup për herë të parë që nga viti 1999.

“Më kujtohet kur kam qenë në qytetin tim – Përlepnicë – ushtarët ecnin me AK-47. Nuk e dinim nëse do të ktheheshin kah ne dhe të hapnin zjarr. Ishte e frikshme”, kujton Hajrullahu. “Më kojtohet kur ishim larguar nga qyteti ynë dhe tanket silleshin aty, shtëpitë digjeshin, shihnim snajperistë gjithkah. Në të vërtetë unë nuk e kuptoja se çfarë po ngjante, por ishte shumë e vështirë për prindërit e mi. Babai im kishte hapur një gropë dhe aty kishte futur fotografitë. Ai na tha ‘nëse për ndonjë arsye nuk ia dalim, këtu janë disa foto për të na kujtuar’”.

Ai tregon se për disa muaj kishte qenë refugjat në kampet në Maqedoni, përpara se të largoheshin drejt Kanadasë, ku familja e tij ishte trajtuar shumë mirë, dhe kishin gjetur lirinë aty.

Në gjimnaz Hajrullahu kishte nisur të luante futboll amerikan dhe kishte karrierë shumë të mirë universitare. Për dy sezone ka luajtur te Bombers, e dy të tjera tek Argos, kurse tani është në vitin e tij të dytë te Ticats.

Edhe Ngritja në karrierë e Hajrullahut në kohë pandemie Sport Ngritja në karrierë e Hajrullahut në kohë pandemie

Hajrullahu thotë se kënaqet jashtëzakonisht shumë kur është në lojë.

“Më pëlqen që momente të tilla të jenë në këmbët e mia. Nëse vjen rasti deri aty do të jem i gatshëm, kam qenë në atë pozitë më parë. Më e rëndësishmja është të fitoj për këta djemë që nuk kanë fituar më parë. E di se çfarë ndjenje është ta ngresh atë trofe. Dua të luftojë për djemtë përkrah meje”, është shprehur Hajrullahu.

Image