Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajrizi suspendohet para ndeshjes vendimtare

Vetëm gjatë pushimeve, kur duhej t'ua lëshonte vendin për t'u ulur atyre që po luanin, Drilon Hajrizi i është ndarë stolit të Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë, të luajtur të shtunën mbrëma në Shkup e që u fitua nga vendasit me rezultatin 87:74.

Humbja ishte goditje në shpresat e Kosovës për kalim tutje, por një goditje tjetër vlerësohet prishja e mundshme e harmonisë brenda ekipit të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Hajrizi, që vlerësohet prej lojtarëve më të mirë të Kosovës, çuditërisht nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e humbur nga Maqedonia. Ai në dy ndeshjet e para ishte në pesëshen startuese.

Në fitoren ndaj Maqedonisë në Prishtinë, luajti afër 13 minuta, gjatë të cilave nuk ia doli të shënojë pikë, ndërsa pati dy asistime e një kërcim. Ndaj Estonisë në udhëtim, në humbjen 76:50 ishte më i miri te Kosova me nëntë pikë, katër kërcime e dy asistime. Në parket i kaloi mbi 22 minuta.

Ndaj Maqedonisë të shtunën, Hajrizi nuk luajti asnjë minutë, dhe ai menjëherë të dielën u suspendua nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm