Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Drilon Hajrizi, kaloi me shumë zhurmë dhe bujë te Prishtina, edicionin që lamë pas.
Por përkundër kësaj dhe problemeve të shumta, me të cilat u përballën prishtinasit, Hajrizi, ka arritur që të bëhet një ndër lojtarët kryesorë, deri më tani te 'bardhekaltrit'.
Vetë lojtari për Sportin Total ka treguar fillimet e tija të vështira me prishtinasit.
Ish-basketbollisti i Pejës e Trepçës, thotë se përkundër vështirësive në të cilat ka hasur në fillim, aktualisht është duke kaluar momente të mira në fanellën e kryeqytetasve.
26-vjeçari thotë se te Prishtina, ka ardhur për të fituar Ligën Ballkanike, synim ky të cilën nuk e arriti këtë edicion me 'bardhekaltrit', por shpreson ta mbyllë sezonin me një trofe tjetër.
Hajrizi deri më tani me kryeqyetasit ka arritur të fitojë Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti Pejën, përderisa në Superligë, mbajnë pozitën e parë në renditje me 47 pikë të tubuara.