Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajduku interesohet për Arbër Hoxhën

Hajduku i Splitit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Arbër Hoxha kanë raportuar të shtunën mediumet kroate.

Bëhet e ditur se drejtori sportiv i Hajdukut, e ka përcjell nga afër Hoxhën pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion.

Hoxha është pjesë e Sllaven Bellupos, ndërsa këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime në 15 ndeshje kampionale.

Te Hajduku po synojnë transferimin e Hoxhës në afatin kalimtar të janarit, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth një milionë euro.

Hoxha prej fillimit të vitit të shkuar është pjesë e Sllaven Bellupos, ndërsa në Kroaci ka luajtur edhe për skuadrën e Lokomotivës. Ai ka kontratë me ekipin kroat deri në vitin 2027.

 

Artikuj të ngjashëm