Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajduku i Splitit pëson nga Villarreali në Spanjë

Villarreali ka shënuar fitore me shifrat 4:2 ndaj Hajdukut të Splitit, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Skuadra kroate shënoi që në minutën e dytë me Stipe Biuk.

Por Villarreali shënoi plot katër gola në pjesën e parë. Jose Luis Morales barazoi në 1:1 në minutën e 14-të, Marko Livaja realizoi autogol për epërsinë 2:1 të Villarrealit. Morales shënoi edhe në minutën e 36-të, ndërsa për 4:1 shënoi Gerard Moreno në minutat shtesë të pjesës së parë (45+1’).

Ndërkohë Hajduku shënoi golin e dytë në minutën e 85-të, kur nga pika e bardhë ishte i staktë Marco Fossati. Ky gol në fakt ka kthyer Hajdukun në lojë për ndeshjen e kthimit. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 25 gusht në Split. “Poludi” i famshëm pritet të jetë i stërmbushur me tifozët e zjarrtë të Hajdukut. Emir Sahiti startoi te Hajduku dhe luajti deri në minutën e 70-të. Reprezentuesi i Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë.

 

https://clip.dubz.co/v/fa4cta

 

Artikuj të ngjashëm