Atleti kosovar Musa Hajdari ka lënë vetëm një garues prapa në raundin kualifikues të vrapimit në 800 metra në Kampionatin evropian të atletikës që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, shkruan Koha Ditore.
Hajdari ka garuar të enjten, ndërsa është renditur i 30-ti me kohë prej 1:49.47 minutash.
Pas tij mbeti vetëm Christos Demetriou i Qipros me kohë 1:50.62 minuta.
Dy vrapues u diskualifikuan. Kështu Hajdari, që vlerësohet atleti më i mirë në vend, ishte larg kualifikimit në gjysmëfinale.
Në baterinë e tij Hajdari ishte i fundit (8), ndërsa tre të parët avancuan tutje. Kosovën në Evropian e përfaqësoi edhe Gresa Bakraqi, që po ashtu garoi në vrapim 800 metra. Bakraqi po ashtu ishte në fund të klasifikimit.
-
Thaqi i fundit në 800 metra vrapim në Evropianin e atletikës
-
I fundit në baterinë e parë, Hajdari thotë se ritmi i garës nuk ishte në favorin e tij
-
Hajdari përfundon garimin, i fundit në baterinë e tij
-
Hajdari me rekord të Kosovës në botëror
-
Pas vendit të dytë në Ballkan, Hajdari shënjestron suksese të tjera