Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj asiston, por humb penalltinë përballë Aro Muriqit

Kasimpasha, turqia, florent hadergjonaj, futboll, sport, 17 prill, koha

Florent Hadërgjonaj ka asistuar në fitoren e Kasimpashas të dielën, që mposhti Adana Demirsporin me rezultat të thellë, 4:0.

Hadërgjonaj asistoi në golin e dytë të minutës së 45-të, ndërsa në minutën e 54-t humbi penallti.

Në fakt, gjuajtjen nga 11-të metra ia priti portieri i Kosovës, Aro Muriq.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 33-të të Superligës turke.