Florent Hadërgjonaj e ka bërë asistimin e dytë të sezonit në elitën e futbollit të Turqisë. Megjithatë, skuadra e tij Kasimpasha, humbi nga vizitorët e Hatayasporit me rezultatin e thellë, 4:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24-t në Superligën e Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e vetëm të shënuar nga skuadra e tij në minutën e 56-t. Hadërgjonaj bashkëvepri me sulmuesin suedez Isaac Kiese Thelin që i barazoi shifrat.
Loret Sadiku nuk ishte fare i përfshirë në ekipin e Kasimpashas për këtë ndeshje.
Pas 23 ndeshjeve, Kasimpasha është në vendin e 13-t me 26 pikë.