Florent Hadërgjonaj ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin turk.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka asistuar në fitoren e Kashimpashas në udhëtim te Beshiktashi me rezultatin 3:0.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-të në elitën e futbollit turk.
Hadërgjonaj asistoi te goli i dytë i shënuar nga Mortadha, Ben Ouanes, në minutat shtesë të pjesës së parë.
Ky ishte asistimi i tretë për mbrojtësin e krahut këtë edicion.
Me këtë fitore Kashimpasha renditet në pozitën e 11-të me 47 pikë.
Beshiktashi mban vendin e shtatë me 51 sosh.
Artikuj të ngjashëm