Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi thyen rekordin për gola në fitoren e Cityt

Erlind Haaland ka thyer rekordin për gola të shënuar gjatë një sezoni në Premier League të Anglisë. Ai të mërkurën shënoi golin e dytë në fitoren 3:0 ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 28 të mbetur të Premier Leagues së Anglisë.

Haaland shënoi në minutën e 70-të për rezultatin 2:0. Haaland ka shënuar 35 gola në 31 ndeshje në Premier League, një më shumë se Andy Cole dhe Alan Shearer. Nathen Ake shënoi golin e parë për Citytn në minutën e 50-të, kurse Phill Foden shënoi të tretin në minutën e 85-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

City ka shënuar 1000 gola nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Me këtë fitore, City është ngritur në krye të tabelës me 79 pikë, një më shumë se Arsenali i vendit të dytë. City ka një ndeshje më pak se Arsenali.