Erling Braut Haaland ka realizuar “hat-trick” për Norvegjinë në fitoren 4:0 të arritur në shtëpi ndaj Rumanisë sonte në kuadër të Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Sulmuesi i ri i Dortmundit realizoi golat në minutat 13, 64 dhe 74. Ndërsa golin tjetër e shënoi Alexander Soerloth (39’).
Norvegjia kryeson grupin me gjashtë pikë nga tri ndeshje, dy më tepër se Rumania që zë vendin e dytë.