Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi kërkon shumë para për t’iu bashkuar PSG-së

PSG-ja është hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e Erling Haalandit, por “La Gazzetta dello Sport” raporton se menaxheri i tij Mino Raiola, do të kërkojë pagë vjetore prej 50 milionë eurove.

21-vjeçari mund të largohet në verën e ardhshme nga gjiganti i Bundesligës për 75 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij.

Me Kylian Mbappen që pritet të transferohet te Real Madridi si transferim i lirë në fund të sezonit, Haalandi shihet si zëvendësuesi ideal për fituesin e Kupës së Botës 2018.

Mino Raiola do ta kërkojë atë pagë vjetore për lojtarin, plus bonuse tjera. Kjo për shkak se çmimi i Haalandit është shumë më i ulët sesa e ka vlerën aktuale.

Haalandi ka shënuar 68 gola në 67 ndeshje me Dortmundin.

Artikuj të ngjashëm