Sport

Haalandi ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore te City

Sulmuesi Erling Haaland mund të konsiderohet si lojtar i skuadrës së Manchester Cityt. “The Sun” ka zbuluar të martën se Haaland i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore te City, i cili tashmë ka bërë gati kontratën që sulmuesi do ta firmosë në fund të këtij sezoni.

Mësohet se Haaland të hënën u është nënshtruar kontrollimeve mjekësore në Bruksel të Belgjikës, pasi Borussia Dortmundi u kishte dhënë pushim për një ditë të gjithë futbollistëve.

City për transferimin e Haalandit nga Dortmundi do të paguajë klauzolën e lirimit në vlerë prej 75 milionë eurosh. 21-vjeçari me kampionin në fuqi të Anglisë do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë ndër futbollistët më të paguar në Angli. Ai këtë edicion ka shënuar 29 gola në 28 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.