Erling Haaland ka thënë se po ndihet shumë mirë që është shpallur lojtari më i mirë i UEFA-s.
Ka thënë se me suksesin e tij me Cityn edicionin e shkuar, ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë. Po ashtu, ka thënë se ky çmim nga UEFA, e detyron të punoj edhe më shumë dhe të vazhdoj me gola dhe suksese me fanellën e skuadrës angleze.
“Ndihem shumë mirë, pasi në moshë shumë të re kam fituar tre trofe me Cityn që është diçka e jashtëzakonshme. Po e jetoj ëndrrën time dhe jam shumë i lumtur për këtë. Ky çmim me motivon të vazhdoj me punën time dhe ta ndihmoj ekipin me gola dhe suksese tjera”, është shprehur Haaland.
Ai ka premtuar formë të mirë edhe këtë edicion, si në nivelin individual ashtu edhe ekipor.
“Jam gati i motivuar personalisht për të pasur një edicion tjetër të jashtëzakonshëm me Cityn”. Në deklaratën e tij, Haaland ka thënë se trajneri i Cityt, Pep Guardiola është i frikshëm por më shumë frikësohet nga babai i tij. Ka thënë se Guardiola i bërtet për t’u përmirësuar, ndërsa babai i tij, e këshillon vazhdimisht. “Nuk ankohem në asnjërin, as trajnerin dhe as babain, ndonëse të dytë janë të frikshëm. Guardiola me britmat e tij që mundohet të më përmirësoj, ndërsa babai me këshillat e tij, ku nganjëherë kemi debate të nxehta”, ka thënë Haaland.