Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi do të mungojë për një muaj

Erling Haalandi vazhdon të ketë probleme me lëndime.

Sulmuesit norvegjez, për të cilin interesim kanë shprehur Barcelona e Real Madridi, i është kthyer lëndimi i fundit i muskulit dhe do të mungojë për një muaj, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kjo është hera e katërt që ai ka telashe me lëndime të muskujve. Shtatlarti i sulmit nuk ka luajtur që prej 22 janarit kur u lëndua në duelin ndaj Hoffenheimit.

Në total, Haaland ka munguar në 16 ndeshje këtë sezon. Megjithatë, ka arritur që të realizojë 23 gola gjithsej.