Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haalandi lëndohet, nuk luan ndaj Skocisë

Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, do të mungojë në ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” të dielën kundër Skocisë, ka shkruar Federata e Futbollit e Norvegjisë të shtunën.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka marrë lëndim në këmbë të enjten në miqësoren ndaj Ishujve Faroe.

Skocia dhe Spanja janë kualifikuar në Evropianin 2024, ndërsa Norvegjia është e treta në grup, me mundësi avancimi tutje nëpërmjet plejofit.

Federata norvegjeze ka shkruar po ashtu se lëndimi i Haalandit nuk është serioz.

Haalandi ka 27 gola në 29 paraqitje për Norvegjinë.