Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haaland pritet nga tifozët e Man. Cityt, premton gola dhe kënaqësi

Manchester, 10 korrik (AP) – Erling Haaland iu bashkua në kor tifozëve të Manchester Cityt, derisa transferimi i ri u prezantua jashtë stadiumit të kampionit të Premier Leagues, të dielën.

Ka një muaj që sulmuesi norvegjez e kompletoi transferimin te City nga Borussia Dortmundi për 60 milionë euro. Ai u kthye në Angli, në shtetin ku u lind.

I pyetur se çfarë do t’i sjellë Premier Leagues, 21-vjeçari tha: “Shpresoj t’i sjell më shumë kualitet si sulmues që jam. Dua të kënaqem. Kur kënaqem unë shënoj gola, buzëqesh. Kënaqem duke luajtur futboll dhe buzëqesh shumë”.

Haalandi realizoi 20 gola në 21 paraqitje për Norvegjinë dhe shënoi 86 gola në 89 paraqitje për dy edicione e gjysmë te Dortmundi.

Para kësaj, ai ishte te Molde në Norvegji dhe më pas te Salzburgu në Austri, ku menjëherë e mori vëmendjen e klubeve të mëdha të Evropës, falë paraqitjeve në Ligën e Kampionëve.

Edhe Haalandi kthehet në shtëpi, te Manchester City Sport Haalandi kthehet në shtëpi, te Manchester City

Babai i tij, Alf-Inge, luajti dhe ishte kapiten i Cityt në Premier League nga viti 2000 deri në vitin 2003. Erlingu e përkrahu Cityn si fëmijë, shpeshherë duke shkuar në “Maine Road” – ish-shtëpinë e klubit – me nënën e tij për t’i parë ndeshjet e babait.

I pyetur kush ishte lojtari i pëlqyer teksa po rritej, Haalandi u përgjigj: “Babai im, natyrisht. Por unë kam shumë fanella në shtëpi të Cityt, mund të them të Sergio Agueros”.

Haalandi do ta trashëgojë fanellën me numrin nëntë të liruar nga golashënuesi më i mirë i Cityt, Aguero, i cili u largua në drejtim të Barcelonës në vitin e kaluar, por më pas u pensionua për shkak se pati probleme me zemër.

Ka një tjetër sulmues argjentinas te City. Julian Alvarez arriti nga River Plate pasi i përfundoi nga huazimi. Ishte te klubi nga Buenos Aires deri në qershor, por nënshkroi kontratë me Cityn në muajin janar.

22-vjeçari Alvarez po ashtu u prezantua para tifozëve jashtë stadiumit “Etihad”.

Edhe Erlind Haaland, makineria e golave Sport Erlind Haaland, makineria e golave

“Erdha këtu për ta shkruar historinë time, ta shtroj rrugën time dhe ta ndihmoj Cityn të shkojë në majat e futbollit dhe të vazhdoj suksesin të cilin e ka tashmë”, theksoi ai.

City e nis mbrojtjen e titullit në Premier League kundër West Hamit, më 7 gusht.