Sulmuesi i jashtëzakonshëm, Erling Haaland është shprehur shumë i lumtur për paraqitjen ndaj Leipzigut.
Ai shënoi pesë gola për Manchester Cityn që fitoi 7:0 ndaj Leipzigut.
“Është mbrëmje e madhe. Jam vërtetë krenar që luaj në Ligën e Kampionëve. E dua këtë garë, siç e dinë të gjithë. Pesë gola, të fitojmë 7:0 në këtë garë, jam shumë i lumtur”, ka thënë Haaland për BT Sport.
City u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.