Futbollisti kroat, Joshko Gvardiol, mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.
Një gjë e tillë mund të bëhet e mundur nëse kompletohet transferimi i tij nga Leipzigu te skuadra e Manchester Cityt. City pritet t’i shpenzojë 110 milionë euro për të shfrytëzuar klauzolën në kontratën e futbollistit kroat, që pati paraqitje shumë të mira në Botërorin e Katarit.
Në rast të transferimit me këtë shumë të parave, ai do ta kalonte mbrojtësin Harry Maguire, i cili nga Leicester City kaloi te Manchester Unitedi në vitin 2019, për 87 milionë euro. 21-vjeçari Gvardiol është produkt i Akademisë së Dinamos së Zagrebit. Në edicionin e fundit zhvilloi 41 ndeshje në të gjitha garat për Leipzigun, ndërsa pati tre gola të shënuar.