Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gut-Behrami bie në vendin e dytë në renditje

Sllovakja Petra Vlhova e fitoi sllallomin e katërt të sezonit dhe e ka rimarrë pozitën e parë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Vlhova doli e para në garën e mbajtur në Are të Suedisë.

Ajo përfundoi para kampiones botërore, Katharina Liensberger. Austriakja përfundoi e dyta, ndërsa vendin e tretë e zuri Mikaela Shiffrin.

Shiffrini bëri një gabim në lëshimin e dytë, por përsëri arriti që të dalë në vendin e tretë.

Vlhova tani ka 64 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga zvicerania Lara Gut-Behrami, në renditjen e përgjithshme.

Artikuj të ngjashëm