Istanbulspori e ka përforcuar skuadrën me futbollistin e Shqipërisë, Sidrit Gurin. Zyrtarizimi i Gurit te skuadra e re është bërë të premten. Mediat në Turqi kanë shkruar se ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me sulmuesin 28-vjeçar.
Guri në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Vllaznia, Besa, Kastrioti, Korabi, Kukësi, Ostendi dhe Shkëndija.
Në kualifikimet e Ligës së Konferencës me Shkëndijën e Tetovës sivjet, Guri realizoi dy gola në gjashtë ndeshje. Te Istanbulspori luajnë edhe Jetmir Topalli, Eduart Rroca, Valon Ethemi dhe Kristal Abazaj