Mesfushori Ilkay Gundogan ka firmosur kontratë të re me Manchester Cityn të vlefshme deri në verën e vitit 2023, raporton faqja zyrtare e klubit kampion të Anglisë të premten.
Pas bisedimeve të gjata, reprezentuesi i Gjermanisë është pajtuar të vazhdojë kontratën me Cityn, transmeton “Koha Ditore”.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola e sheh Gundoganin si pjesë kyçe të planeve të tij.
Kontrata e vjetër e Gundoganit 28-vjeçar skadonte në verën e vitit të ardhshëm.
Ai i është bashkuar Manchester Cityt nga Borussia Dortmundi në vitin 2016 për 25 milionë funte.