Anglia i ka bërë thirrje mbrojtësit të Crystal Palacet, Marc Guehi, për ndeshjet miqësore kundër Zvicrës dhe Bregut të Fildishtë këtë muaj.
Do të jetë hera e parë që Guehi pritet të luajë me fanellën e Anglisë.
Mesfushori i Crystal Palacet, Conor Gallagher, mbrojtësi i Arsenalit Ben White dhe portieri i Burnleyt, Nick Pope, janë kthyer në listën e përzgjedhësit Gareth Southgate.
Megjithatë, janë disa lojtarë me emër që janë lënë jashtë kësaj liste.
Mbrojtësi Kyle Walker dhe sulmuesit Marcus Rashford e Jadon Sancho nuk kanë marrë ftesën nga përzgjedhësi Southgate.
Anglia luan kundër Zvicrës më 26 mars, ndërsa me Bregun e Fildishtë ballafaqohet më 29 mars në stadiumin “Wembley”.