Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se James Rodriguez do të kishte sukses në Premier Ligë nëse vendos të largohet nga Real Madridi.
Sipas raportimeve, Rodriguez është afër kalimit te rivali i Cityt, Manchester United.
Në konferencën para ndeshjes me WBA-në, Guardiola ka thënë se nuk dyshon që kolumbiani do të kishte lehtë përshtatjen në Premier Ligë.
“Të gjithë lojtarët e mirë në botë mund të luajnë në të gjitha ligat. Varet nga ekipi dhe bashkëlojtarët, por kualiteti i tij është i padiskutueshëm”, ka deklaruar ai.
Rodriguez ka nisur vetëm 13 ndeshje sivjet në La Ligë.