Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola: Jam më i mirë se në Gjermani

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se natyra e garës dhe kampionati i paparashikueshëm i Premier Leagues, ka bërë që ai ta ketë sfidën më të madhe të karrierës në Angli.

“Jam trajner më i mirë se që isha në Gjermani, jam trajner shumë më i mirë tani sesa që isha në Barcelonë, vetëm për faktin se jam këtu. Kam mësuar se si të përballem me këtë ligë të jashtëzakonshme, në rrethana të ndryshme. Është më i vështiri për shkak të numrit të madh të ndeshjeve, motit”, ka deklaruar Guardiola.

Para se të lëvizte në Manchester, Guardiola ka fituar tri tituj të La Ligës, dy Liga të Kampionëve me Barcelonën. Më pas, ai kaloi në Bundesligë te Bayern Munichu ku i fitoi tri kampionate rresht.

Tekniku spanjoll vitin e kaluar e udhëhoqi Cityn në titullin e kampionit me rekord, pasi skuadra e tij mori 100 pikë, me 106 gola të shënuara në 38 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm