Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola pret që Sterlingu të përmirësohet më tepër

Foto: Reuters

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se sulmuesi anglez Raheem Sterling, ende mund të përmirësohet, por se mbetet te vet Sterling se deri ku do të shkojë dhe nëse do të plotësojë potencialin për t’u futur në mesin e legjendave të lojës.

Sterling, 24-vjeçar, shënoi tre gola të martën mbrëma në fitoren 5:1 të Manchester Cityt ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve. Ai ndihmoi në pesë golat e Cityt, ndërsa ka shënuar 12 gola në total në 13 ndeshje këtë stinor.

“Se sa më i mirë mund të bëhet varet nga ai. Mendoj se ai ka dëshirë të madhe për t’u bërë më i mirë. Këto janë merita të tij. Ai është lojtar, fizikaliteti i të cilit është i jashtëzakonshëm. Një ditë pas ndeshjes, ai mund të luajë ndeshjen tjetër. Ai mund të luajë në dy anët, është shumë i shpejtë, në mbrojtje na ndihmon shumë, është lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë Guardiola, transmeton “Koha Ditore”.

Me ardhjen e Guardiolas në krye të Manchester Cityt, Sterling ka përparuar dukshëm. Në fakt, ai pos te City, është duke shkëlqyer edhe te Përfaqësuesja e Anglisë. Shumë po e vlerësojnë atë kandidat për të fituar “Topin e Artë” në pak vjet.

Artikuj të ngjashëm