Transferimi i ri i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, ka rikuperuar lëndimin që e pësoi gjatë përgatitjeve për edicionin e ri dhe pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër skuadrës së Chelseat në kuadër të Community Shield, ka thënë trajneri Pep Guardiola.
City si kampion në fuqi i Premier Leagues, të dielën (16:00) do të luajë ndaj Chelseat, që edicionin e fundit triumfoi në FA Cup.
Mahrez, i cili iu bashkua Cityt muajin e shkuar nga Leicesteri dhe firmosi kontratë pesëvjeçare, ishte i detyruar të largohej nga fusha pas duelit me mbrojtësin e Bayern Muenchenit, Chris Richards në ndeshjen e zhvilluar në SHBA në kuadër të turneut “Internationals Champions Cup”.
Por Guardiola thotë se Mahrez është plotësisht i gatshëm për të dielën dhe do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Cityn në fushë, pasi synon që edicionin 2018/19 ta nisë me trofe... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)