Pep Guardiola i ka thënë të qetësohet trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettinos pasi e ka siguruar se Manchester City nuk do të tentojë ta transferojë Dele Allin.
Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi ka thënë se Guardiola është një admirues i Allit dhe mund ta transferojë atë, transmeton Koha.net. Kurse Pochettino ka reaguar për një gjë të tillë, duke thënë se Xavi është armik i tij, dhe ka sugjeruar se ai po punon për Cityn dhe Guardiolan.
“Pochettino duhet të qetësohet. Dele Alli do të jetë lojtari i tij në sezonin e ardhshëm, jam mjaft i sigurt për këtë. Ne nuk e duam atë. Ai është një lojtar fantastik, i mirë, i ri, dhe lojtar anglez. Ai është shumë luftarak dhe lojtar që sulmon dhe është një nga më të mirët që kam parë në jetën time. Por, Manchester City nuk e dëshiron Allin”, ka thënë Pep për Sky Sports.