Sport

Guardiola mezi e pret formën e mirë të Agueros

Manchester City kaloi në fazën e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve por ende është në kërkim të golave për të qëndruar në luftë për titull kampioni.

Pep Guardiola beson fuqishëm se Manchester City do të nisë shpejtë të shënojë gola lehtësisht, siç ka bërë në të kaluarën, transmeton KOHA.

E pikërisht, kjo gjë te Manchester City ka qenë problemi më i madh këtë sezon, veçanërisht në Premier League.

City ka shënuar vetëm 10 herë nga tetë ndeshjet e para në Premier League, ndërsa në të njëjtën fazë të garës në edicionin e kaluar, kishte realizuar 27 herë.

Aguero ka qenë njëri prej golashënuesve më të dalluar te kjo skuadër, por ka munguar për një kohë të gjatë shkaku i lëndimeve. Sivjet i ka luajtur vetëm 4 lojë në të gjitha garat dhe ka shënuar vetëm një herë.