Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se sapo e kishte parë Lionel Messin duke luajtur për herë të parë, e dinte se klubi “do të fitojë gjithçka”.
Trajneri i Manchester Cityt udhëhoqi Barcelonën në 247 ndeshje, duke fituar tre tituj të La Ligës, dy Kupa të Mbretit e dy Liga e Kampionëve, përpos titujve tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNën udhëheqjen e Guardiolas, Messi nisi të shfaqte numrat më të mirë në karrierë. Në sezonin e dytë nën urdhrat e Guardiolas, argjentinasi dyfishoi numrin e golave duke e nisur trajektoren drejt titullit si lojtari më i mirë në histori të Barcelonës.
“Tashmë më ishte thënë nga dikush prej ekipit që ishte një lojtar shumë i mirë në skuadër. Më thanë që ishte shumë i ri, por ka shënuar shumë gola dhe ishte shumë i mirë”, ka thënë Guardiola për “Catalunya Radio”. “Nuk e kam njohur në fillim dhe një ditë e pash atë dhe babanë e tij në një dyqan të ‘Nikes’. E pash, dukej i vogël dhe i marrshëm dhe po mendoja: ‘A është ky aq i mirë sa më kanë thënë?’ Nisëm fazën parasezonale në Skoci, fituam 6-1 dhe 5-0, e ai realizoi tre gola për ndeshje. Mendova, me të, do të fitonim gjithçka”.
Guardiola po ashtu ka lavdëruar kulturën e ekipit që ka udhëhequr te Barcelona, duke lavdëruar lidhjen speciale që kishte me grupin e lojtarëve atë kohë.