Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Leroy Sane do të mungojë për një kohë pas lëndimit që pësoi në përballjen e rrethit të pestë me Cardiffin, të dielën.
Sane pati një goditje të ashpër nga Joe Bennet, në fund të pjesës së parë, ndërsa lojtari u largua në mes të pjesëve.
“Sane do të mungojë për një kohë – minimum dy javë, tri, ose një muaj. Do të shohim”, ka thënë Guardiola pas fitores 2 me 0.
Sane është përfshirë direkt në shtatë gola në shtatë paraqitjet për Cityn më 2018.