Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sane do të operohet, nuk dihet sa do të mungojë

Leroy Sane do të operohet pasi Manchester City ka konfirmuar se lojtari ka lënduar ligamentin.

Sane u largua 13 minuta pas nisjes së takimit me Liverpoolin në Community Shield të dielën e shkuar, pas lëndimit në ballafaqimin me Trent Alexander-Arnold.

City ka njoftuar se anësori është testuar këtë javë dhe se ai do të operohet në javën e ardhshme.

Nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë lojtari.

Artikuj të ngjashëm