Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola i shqetësuar, flet për lëndimet e shumta në skuadër

Foto: Getty Images

Lëndimet e shumta në fillimin e sezonit të ri te Manchester City, po e shqetësojnë trajnerin Pep Guardiola.

Spanjolli tha se lëndimet e shumta mund të sjellin problem në vazhdimin e rezultateve pozitive, transmeton KTV.

“Kemi pasur shumë lëndime. Disa me lëndime më të lehta muskulore ndërsa disa të tjera me ligamente. Jemi duke kaluar në një periudhë të vështirë.
Përkundër kësaj, nuk do të shpenzojmë për t’u përforcuar gjatë janarit”, deklaroi Guardiola.

Te City, për shkak të lëndimeve, jashtë fushave janë Rodri, Zinchenko, Laporte, Sane.