Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i gatshëm të godas ish-klubin e tij, Barcelonën.
Sipas mediave britanike, tekniku spanjoll e ka futur në krye të listës mbrojtësin e “Blaugranëve”, Samuel Umtiti, transmeton KP.
Mbrojtësi francez ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon të garave me Barcelonën, dhe katalonasit pak është e besueshme së do të heqin dorë nga Umtiti.
Megjithatë, raportohet se Barça mund të humb lojtarin për një klauzolë relativisht të përballueshme prej 60 milionë euro.
Guardiola e sheh Umtitin si pasardhës të kapitenit Vincent Kompany, karriera e të cilit mbetet në dyshim pas një tjetër lëndimi gjatë këtij muaji.