Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola iu jep fund spekulimeve për të ardhmen e Agueros

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero do të jetë lojtar i Manchester Cityt në sezonin e ri, ka konfirmuar Pep Guardiola, raporton BBC.

29 vjeçari, që ka shënuar 122 gola në Premier Ligë, është lidhur me një kalim te kampioni anglez Chelsea, transmeton Koha.net.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dëshironte transferimin e Agueros për ta zëvendësuar sulmuesin Diego Costa, i cili nuk është në planet e italianit.

Në një intervistë në pragë të miqësores ndaj Unitedit në Houston, Guardiola ka thënë se, “ai është lojtar i joni, ai do të mbetet këtu”.