Pep Guardiola ka thënë se Aleksander Çeferini duhet “ta respektojë procedurën”, si përgjigje për Presidentin e UEFA-s, i cili ka komentuar thyerjet e rregullave të “Fair Playit Financiar” nga Manchester City. City është duke u hetuar për këto thyerje të rregullave, ndërsa Çeferin i ka thënë mediumit “Telegraph” se UEFA “kishte të drejtë” kur i kishte dhënë Cityt dënim dyvjeçar nga garat evropiane në vitin 2020.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e kishte anuluar atë vendim më pas. City po përballet edhe me akuza nga Premier League, se klubi i ka thyer rregullat financiare.
“Si avokat që është dhe si president i UEFA-s, ai duhet të pres dhe më pas të bëj çfarëdo që ai dëshiron të bëj”, ka thënë Guardiola.
“Ai duhet ta respektojë këtë dhe duhet të pres. Ai ka shumë punë për të bërë në UEFA. Avokati duhet ta respektojë procedurën dhe të kuptojë se ne kemi të drejtë ta mbrojmë veten”, ka shtuar Guardiola të enjten. City në shkurt të vitit të kaluar ishte akuzuar për thyerjen e 115 rregullave të Premier Leagues.